Saturday, November 27, 2010

Kis loren





Perberesit:
1 pako pete byreku
250 gr djath pice e grire
250 gr djath kackavall i grire
5-6 feta sallam pice te prera ne copa
400gr kerpudha te prera ne copa
3 veze
1 pako krem qumeshti (panna)

Pergatitja:
Perziejme 2 llojet e djathit.Ne nje tepsi ose pyrex te lyer me gjalp shtrojme petat e byrekut.Larte peteve vendosim gjysmat e djathit e 2 llojeve,sallamin e pices dhe kerpudhat.Vazhdojme me gjysmen e mbetur te djathit.Rrahe mire vezet bashke me krem qumeshtin dhe i hedhim ne pyrex.E leme 15 min sa te thithet nga petet veza me kremin e qumeshtit dhe e pjekim ne furre per 45 min me pjekje larte dhe poshte.
Ju befte mire!!!

Sardele pikante





Perberesit:
1 kg sardele
2 luge majdanoz i grire holle
1 luge koper
2 thelpa te vogla hudher i grire holle
1/2 luge embelsire piper te zi
1 luge embelsire qimno
3 luge gjelle vere te bardhe
2 filxham miell
2 veze
Vaj per skuqje

Pergatitja:
Pastrojme dhe lajme mire sardelet.I kriposim dhe i leme te kullojne lengjet. Perziejme miellin me  majdanoz, me kopër, me hudhren, me kripë, me qimnon dhe piper.Vezë i rrahim mirë. I zhysim sardelet në vezë, menjëherë pas ne miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë derisa të thekur të skuqen në të dyja anët. Shërbehen menjëherë të nxehtë.
Ju befte mire!!!

Tiramisu


(Për 12 persona):
  • 500 gr. mascarpone
  • 500 gr. krem qumeshti
  • 5 vezë
  • 100 gr. sheqer
  • 1 pako biskota savouagiar
  • 3 gota ekspres
  • 2 lugë konjak
  • 2 fletët e xhelatinë Kakao

Pergatitja:
Rrahim ne mikser krem qumeshtin ,mascarponen, vezët dhe sheqerin deri sa te perzihet mire  masa. Në një tas, shtoni gjysmë ekspres te nxehtë, fletët xhelatinë (e cila kishte ujë të ftohtë) dhe konjak dhe i përziejme derisa te behet nj mase e vetme. Shtojme  masen e  kremit dhe i perziejme për 2 min më shumë. Zhytim me  lëvizje te shpejtë biskotat savouagiar ne ekspresin  tjeter dhe rregullojme biskotat savouagiardhe krem ne dy shtresa(dmth 1 shtrese biskotat savouagiar dhe 1 shtrese krem,kte levizje bejme 2 here ne nje Pyrex .Hedhim kakao siper  dhe e vendosim emblsiren  në frigorifer për 5 orë.
Ju befte mire!!!